Labinot Tahiri e ka para vetes një mision tjetër. Kësaj radhe jo me muzikë, as me humanitet, por me dituri.




Këngëtari nga Ferizaji ka shkuar në Amerikë ku do të fillojë studimet në Harvard të Bostonit. Labi ka thënë se nuk e kishte të lehtë ta linte atdheun dhe familjen, por diturinë që do e marr atje do ta shkrijë në vendin e tij.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


"Tungjatjeta Jem Shqiptarë.

Sot është dita ime e parë në BOSTON!

Nga dita e hane, filloj në Harvard të Bostonit me mësu nga pak ndonjë këshillë të mirë, e me u'a marr pak dituni, e me shkri në vendin tim.

Këtu do të jem për disa muaj...!

Shqiptarët të cilët do ti takoj, do të ndjehem mirë sikurse të jem ne vendin tim.

E vështirë ishte të largohem për herë të parë nga familja në një kohë të gjatë, por pa dritën jeshile të familjes edhe nuk mu bënte rruga e lehtë!

Tani e kam më të lehtë,, i falenderoj shumë.

Uroj që një ditë familja ime do të ndjehën krenarë me mua, po ashtu edhe vendi im dhe i juaji.

I falenderoj shumë njerëz që mundohen të kontribojnë në vendlindjen e tyre, dhe që i përkrahën aktivitet tona dhe të juajat.

Vazhdoni bëjeni vendin krenarë dhe zgjatjani dorën njêri-tjretrit e të kemi pak lumturi dhe ardhmeri në vendin që lindem me buk e krip dhe dritë në sy...." shkruan Labi në Facebook./Indeksonline/