Burg pa afat, është masa e sigurisë që  Gjykata për Krime të Rënda dhen për tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has.


Në burg është lënë Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela, ndërsa për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij Anila Shuti gjykata ke vendosur masën arrest shtëpie. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas turk, ekspert i përpunimit të opiumit.


Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i një biznesmeni turk në fushën e tekstileve. Emri i turkut të arrestuar ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej si maskim për të sjellë në vendin tonë nga Turqia opium, që përdorej për përgatitjen e heroinës brenda laboratorit në Has.


Në laboratorin e Hasit, ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg me destinacion Gjermaninë dhe vende të tjera të BE-së. Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim është personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti.


8 nëntor 2018 (gazetaShqip.com)