Lacio nuk ndalet dhe sot ka regjistruar një tjetër fitore bindëse. Bardhekaltrit kanë mposhtur Chievon me rezultatin e thellë 4-1 dhe kanë parakaluar të paktën përkohësisht Interin, duke marrë vendin e 3-të. Luis Alberto hapi serinë e golave, dhe u pasua nga dopieta e Milinkoviç-Saviç dhe golat e Bastos dhe Nanit, ndërsa Pucciarelli barazoi përkohësisht rezultatin.


Memushaj dhe Gjimshiti ishin titullarë për Beneventon, që humbi në transfertën me Bolognën, me rezultatin 3-0. Ndonëse flitet për një transferim drejt Barit të mesfushorit vlonjat, Memushaj mori sërish besimin e trajnerit të Beneventos.


Fitore mjaft të bukur mori edhe Crotone e Arlind Ajetit, ndonëse mbrojtësi kuqezi e pa ndeshjen nga stoli. Skuadra e drejtuar nga Walter Zenga triumfoi me rezultatin 0-3 ndaj Veronës dhe doli përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes.


Fabio Quagliarela nuk njeh moshë dhe këtë e vërtetoi sot në sfidën Sampdoria-Fiorentina. Sulmuesi e dërgoi 3 herë topin në portën e vjollcëve, duke vendosur I vetëm fitoren 3-1 të Sampit.


Vetëm barazim 1-1, prodhuan 2 sfidat e tjera, Udinese-Spal dhe Sassuolo-Torino.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)