Ka njerëz që mendojnë se këta që kemi në krye janë banditë! Nuk jam dakord. Këta nuk janë banditë! Do të ishte kompliment ti quaje banditë! Këta janë langaraqë.
Ka një dallim mes banditit dhe langaraqit! Një qeveri banditësh bëhet e fortë me të fortit, një qeveri langaraqësh bëhet e fortë me të dobtin. Një qeveri që arreston berberin, që i pret energjinë elektrike një të moshuare të vetmuar 99-vjeçare që i vë tritolin godinave me leje (dhe që thotë se leja nuk ka qenë e ligjshme), një qeveri që arreston muratorin se po rregullon pa leje çatinë e shtëpisë, një qeveri që kërkon burg për një kupon kafeje, një qeveri që terrorizon të dobtin dhe të pamundurin është thjesht langaraqe, langaraqe se përdor disa standarte! Kur i vë tritolin godinës në Vlorë, thotë po bëj shtet se leja e dhënë nga qeveria e kaluar ishte në kundërshtim me ligjin, kur vjen puna te prishja e ambienteve sportive dhe nisjes së ndërtimeve në breg të detit, thotë se e ka dhënë lejen qeveria e dikurshme! (Rasti Laguna Blu) Një qeveri me shumë fytyra është thjesht e pafytyrë!
Një qeveri që do të kujdesej për ligjin do të bënte shembull me ndëshkim shembullor, atë që ka guxuar të shesë tokën publike në bregdet ndaj investitorëve mediatikë, por qeveria aktuale është langaraqe se ligjin kërkon ta zbatojë te i pafuqishmi! Një qeveri që e ka merak shtetin e së drejtës, do të kërkonte shpjegime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për gjyqtarin që fushat sportive i quan godina. Një qeveri që kërkon të disiplinojë ndërtimet kudo e veçanërisht në bregdet do të ndëshkonte këdo që do guxonte të jepte leje ndërtimi mbi rërë. Një qeveri langaraqe thotë se leja (sipas saj e dhënë nga qeveria e kaluar) është e rregullt!? Nje qeveri langaraqe nuk bën dot dallimin mes një leje të skaduar dhe një leje të rregullt, nuk bën dallimin as të një kontrate shitje toke me një letër bakalli! Por në traditën e vet më të zezë i pari qeverisë duket argëtohet sa herë ndërtohen pallate në fusha shkollash e ambiente sportive! Mjaft ti hedhësh një sy Tiranës kur ishte kryebashkiak! Sa për personat që sot përpiqen të dëshmojnë se janë të fortë, një kujtesë është- një kohë që më shumë se qeveria mund të të hapë punë një një mënyre që nuk ta pret mendja edhe një individ i vetëm, e jo më 200 familje që përpiqesh ti poshtërosh dhe dhunosh tek këndet sportive ku kanë luajtur fëmijët!
Është koha që i fortë është ai që ka të drejtën me vete dhe jo domosdoshmërisht Drejtësinë dhe gjyqtarin që me ndihmën e ekspertit fushën e sportit e quan godinë! Është një thënie që duhet përsëritur deri në mërzi: mund të shembet bota, por Drejtësia një ditë do të bëhet! Sa për langaraqët, dihet, do të kenë fatin e langaraqëve! Dhe Shqipëria në fakt do të ishte po aq e mërzitshme sa Zvicra, nëse nuk do të kishte këta langaraqë e karagjozë që në çdo tri fjalë dy i kanë, reformë & shtet ligjor!! Assholes!