Lahti eshte themeluar ne vitin 1996, pas bashkimit te dy klubeve te ndryshme ne Finlande. Prej nje dekade, kjo skuader ben pjese mes me te mirave te kampionatit finlandez. Ne vitin 2007 Lahti fitoi Kupen e Finlandes ne futboll. Ne sezonin e fundit, kundershtari i Dinamos doli ne vend te trete ne kampionatin e Finlandes, sikurse edhe blute kryeqytetas perfunduan ne te njejtin pozicion. Lahti fitoi te drejten e pjesemarrjes ne "Europa Liga" kete vit, duke shenuar nje nga pjesemarrjet e rralla dhe do te luaje perballe Dinamos. Kundershtari i ekipit tone kryeqytetas, pa pasur ndonje histori te madhe ne arenen nderkombetare do ta kete me te veshtire kualifikimin. Dinamo nje sezon me pare mori pjese ne kompeticionin para eliminator te "Champions" dhe u eliminua, pas turit te pare, nga Modrica e Bosnje-Hercegovines. Kete vit Dinamo eshte perforcuar ndjeshem dhe shorti shihet i favorshem. Blute, me te mesuar emrin e kundershtarit te tyre synojne qe te kalojne te pakten njerin tur te Liges Europa.