Juventus


Presidenti i bardhezinjve garanton përforcime në qershor


Anjeli premton: Mbajmë yjet dhe do të afrojmë të tjerë


Juventus-Cagliari serie AAndrea Anjeli u ka bërë një dhuratë të madhe për Krishtlindje të gjithë tifozëve të Juventusit, duke u premtuar se nuk do të lejojë largimin e yjeve nga skuadra bardhezi, pavarësisht zërave të shumtë të merkatos, duke filluar nga trajneri. Nuk e shoh Juventusin pa Konten, jam shumë i lumtur me të dhe ai me klubin. Për sa i përket Pirlos, i kam thënë që këtu ai është si në shtëpinë e vet. I pëlqen Juventusi dhe i përshtatet shumë. Di që ai dhe Marota kanë caktuar të takohen në shkurt-mars për të detajuar marrëveshjen. Pirlo do të vazhdojë të qëndrojë me ne. Pogba? Meqë ai cilësohet si mesfushori më i mirë në botë i të ardhmes, do të jetë e vështirë që ta mbajmë. Por kjo nuk përjashton rinovimin, pasi nuk mendoj se do të kemi probleme tani së shpejti, tha presidenti bardhezi, i cili ka bërë të qartë se përforcimet e vërteta, Juventusi do ti bënte vetëm në qershor. Atëherë bëhet merkatoja e vërtetë. Po punojmë që të ndërtojmë një strukturë që të na mundësojë një blerje të madhe në qershor.


 


 


Totenhem


Londinezët duan trajnerin e Italisë në sezonin e ardhshëm


Klubi konfirmon Tim Sherud, por kontakton me Prandelin


Tim SherudTim Sherud duket se nuk do ta ketë shumë të gjatë në drejtimin e Totenhemit, edhe pse klubi londinez e ka konfirmuar atë në postin e trajnerit deri në fund të sezonit 2014-2015. Tekniku anglez zuri vendin e Andre Vijas-Boas, i shkarkuar në javën e kaluar pas një serie humbjesh dhe Sherud e nisi eksperiencën në stolin e skuadrës duke fituar 3-2 ndaj Sauthempton. Por ndërsa të gjithë dukeshin të bindur se londinezët po vlerësonin trajnerin që ka nisur prej 5 vitesh punën që tek ekipet e akademisë, drejtuesit nuk shohin një të ardhme për Sherud. Pas refuzimit të Luis Van Gal, objektivi i tyre i ri është tekniku i Italisë, Çezare Prandeli. Ky i fundit mund të largohet nga drejtimi i kësaj përfaqësueseje për tiu kthyer punës me klube pas përfundimit të Botërorit 2014. Ndaj Totenhemit është vënë menjëherë në kontakt me menaxherin e trajnerit italian, duke i bërë ofertë për të drejtuar londinezët duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Prandeli ka kërkuar kohë të mendohet, duke shtyrë përgjigjen përfundimtare.


 


 


Del Boske votoi për Frank Riberi


Trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, ka bërë të ditur se sipas tij, mes finalistëve aktualë në garën për Topin e Artë, Frank Riberi është ai që e meriton më shumë trofeun. Kjo është arsyeja pse spanjolli ka përfshirë në përzgjedhjen e tij edhe emrin e mesfushorit francez të Bajern Mynih. Kam votuar me ndërgjegje të plotë, nuk dua të përfshihem në asnjë lloj lufte. Kam votuar për Çavi, Iniesta dhe Riberi. Dy të parët i njoh mirë, ndërsa Riberi ka fituar më shumë se të gjithë të tjerët. Ai është një përfaqësues i denjë i Bajern Mynihut, një skuadre kampione.


 


CSKA: Milani na mashtroi për Honda


Presidenti i CSKA Moskës, Evgeni Giner, ka akuzuar hapur Milanin për mashtrim në mënyrën sesi ka arritur të sigurojë transferimin e japonezit Keisuke Honda. Nuk jam mësuar të më mashtrojnë. Përfaqësuesit e Milanit në qershor më thanë se nuk kishin pasur asnjë kontakt direkt me Hondan, por në realitet ishin takuar me të që në shkurt. Për më tepër, lojtari dhe vëllai i tij më kishin premtuar që do të rinovonin kontratën me ne. Mund tia shisnim lojtarin një klubi tjetër, por ai donte vetëm Milanin. Ndoshta gabohem, por jam i bindur se nuk do të zgjatë shumë në atë skuadër.


 


Xherard: Më i miri tani është Suarez


Stiven Xherard është i bindur se ai po luan përkrah futbollistit më të mirë në botë për momentin, Luis Suarez. Sipas kapitenit të Liverpulit, nuk ka futbollist në arenën ndërkombëtare që është aktualisht më në formë se sulmuesi uruguaian. Aktualisht ai është futbollisti më i mirë në botë. Mesi është i dëmtuar, ndërsa edhe Kristiano Ronaldo ka pasur problemet e veta. Ndaj mund ta them me siguri se Suarez është sulmuesi më i mirë, siç e provon edhe mesatarja e golave që ka shënuar. Uruguaiani ka shënuar 19 gola në 12 ndeshje në kampionat në këtë sezon.


 


Kapelo në Rusi deri në vitin 2018


Fabio Kapelio do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Rusi, duke drejtuar ekipin kombëtar të këtij vendi. Konfirmimi ka ardhur nga ministri i Sportit i Rusisë, Vitali Murko, i cili ka konfirmuar se italiani do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e këtij vendi. Rusia do të drejtohet nga Fabio Kapelo të paktën deri në Botërorin 2018. Detajet e rinovimit të kontratës janë diskutuar gjatë muajve të fundit mes Federatës dhe trajnerit, thjesht mbetet për të caktuar datën kur do të firmoset marrëveshja. Akordi ekziston dhe nuk ka asnjë dyshim rreth tij, tha ai.


 


 


Talenti


Mojes krahason Januzajn me Ronaldon


Simulimet - Në Angli ka shpërthyer një debat i gjerë rreth simulimit të Januzajt në ndeshjen e fundjavës


Trajneri i Mançester Junajtid, David Mojes, ka krahasuar Adnan Januzajn me Kristiano Ronaldon, duke bërë paralelizma mes dy futbollistëve në vitet e para të karrierës. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ky është një talent i ri. Kundërshtarët shkelmonin Ronaldon dhe tani shiheni se çfarë lojtari u bë ai. Rivalët do të bëjnë të njëjtën gjë me Adnanin dhe ai do të ecë para, duke u bërë një lojtar i madh. Puna jonë për momentin është të sigurohemi që ai është në gjendje të luajë, ndërsa po e shkelmojnë nga të gjitha anët. Po, ai ka bërë një apo dy gabime, por do të mësojë sa më shumë që do të rritet, deklaroi Mojes.


 


Formula 1


Ferrari nuk heq dorë nga Alonso


Marrëveshja - Spanjolli është piloti më i paguar në botën e Formula 1, pasi përfiton 20 milionë euro në vit


Presidenti i Ferrarit, Luka di Montexemolo, u ka dhënë fund të gjithë zërave për largimin e Fernando Alonsos nga kjo skuadër drejt MekLaren. Spekulimet rreth së ardhmes së Alonsos janë të mira për shtypin dhe ndonjëherë edhe për publikun. Por e vërteta është që Alonso ka një kontratë me ne deri në vitin 2016. Jam shumë i kënaqur me të. Shqetësimi im i vetëm është ti vëmë në dispozicion një makinë më të mirë. Kam shumë probleme, por piloti ynë i parë nuk është një problem. Kemi dy vite kohë për të folur me të rreth kësaj çështjeje. I kam thënë atij se këtë vit arriti i dyti në Botëror falë aftësive të tij dhe jo makinës.


Ky shkrim Lajme spotive shkurt u publikua me pare te Gazeta SHQIP.