Berlin 16 shtator NOA Update - Pala gjermane
e vlereson rolin e Shqiperise ne rajon duke e cilesuar si rol te matur dhe
shume pozitiv.





Nje konsiderate te tille e ka shprehur Nikolaus
Graf Lambsdorff i ngarkuar per Evropen Juglindore dhe Turqine ne Ministrine e
Jashtme te Gjermanise gjate nje takimi paraditen e sotme me zv/ministren e Jashtme
shqiptare Edith Harxhi.





Ne kete takim u trajtua gjeresisht gjendja ne
rajon vecanerisht ne Kosove pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare
te Drejtesise dhe miratimit te Rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.



Harxhi nga ana e saj e falenderoi Gjermanine
per kontributin qe po jep ne zhvillimin e Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor
ne pergjithesi.



Nderkaq ajo vazhdon viziten e saj ne Gjermani
dhe merr pjese ne konferencen Sfida dhe Perspektiva per Bosnje-Hercegovinen
organizuar nga Instituti Aspen.



n.e/NOA







topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30629-lambsdorff-shqiperia-rol-te-matur-dhe-pozitiv-ne-rajontitleLambsdorff Shqiperia rol te matur dhe pozitiv ne rajontheme blue nickagjencianoa