DW Zoti Lambsdorff ju sot u takuat ne Berlin kryetarin e partise Vetevendosja Albin Kurti. Cili ishte qellimi i ketij takimi me politikanin i cili kohet e fundit ka rene ne sy me aksionet e tij per bllokimin e kufirit mes Kosoves dhe Serbise



Nikolaus Graf Lambsdorff Zoti Kurti eshte nje prej politikaneve udheheqes opozitare ne Kosove. Partia e tij eshte e perfaqesuar ne parlament dhe une deshiroja te informohem per qendrimet e tij politike ndaj Republikes se Kosoves per qendrimet e tij lidhur me raportet me Serbine dhe me Bashkimin Evropian. Kjo eshte nje gje normale mua me intereson te degjoj edhe prej politikaneve te tjere. Kurti eshte natyrisht nje rast i posacem sepse partia e tij dhe ai vete bejne opozite jo vetem ne parlament por edhe jashte tij.



DW Vetevendosja dhe Albin Kurti kane bere perpjekje dy here kohet e fundit qe te bllokojne kufirin mes Kosoves dhe Serbise. Si i vleresoni Ju keto aksione



Lambsdorff Sic e kemi thene edhe me pare ne nuk i vleresojme keto aksione. Ne mendojme se keto aksione per shkaqe te ndryshme nuk jane te mira. Kete e ka bere te qarte ambasadori yne ne Prishtine disa here e kete e kam thene edhe une. Nje parti e cila ka perfaqesuesit e vet ne parlament ka dhe pergjegjesi te caktuara. Une kam biseduar me zotin Kurti per kete ceshtje dhe i kam thene se nga aksionet te tilla ndoshta mund te kete perfitime afatshkurtera ne skenen e brendshme politike por kjo nuk e ndihmon Republiken e Kosoves. Perkundrazi e demton ate.



DW Ka ndonje recete Berlini zyrtar per zgjidhjen e problemeve ne raportet mes Kosoves dhe Serbise



Lambsdorff Nje recete ndoshta nuk ekziston por ekziston dialogu mes Prishtines dhe Beogradit i udhehequr nga Bashkimi Evropian. Kjo eshte tani per tani mundesia me e mire qe kemi. Prandaj duam qe ky dialog te vazhdoje. Nuk e di nese kjo do te kete sukses ne te gjitha fushat por te dyja palet duhet te tregojne vullnet te mire per te arritur zgjidhje. Per zotin Kurti dhe njerezit e tij kjo nuk eshte e pranueshme. Ata me shume po bejne nje politike opozitare fundamentale dhe kritikojne te gjitha marreveshjet qe qeveria ne Prishtine po perpiqet te arrije me qeverine ne Beograd. Nje parti opozitare ka te drejten ta beje kete por bllokimi i kufirit nuk i ndihmon askujt.



DW Mes Kosoves dhe Serbise edhe me tej kane mbetur shume probleme te pazgjidhura. Nderkohe qe as dialogu nuk po zhvillohet sic eshte planifikuar. Ka Serbia shanse qe ne fund te shkurtit ta marre driten jeshile per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE



Lambsdorff Nje shans me siguri qe ekziston. Por kjo vertete varet nga perparimet ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit. Ende nuk jane arritur qellimet e caktuara por kane mbetur edhe disa jave kohe. Ecuria e dialogut nuk mund te planifikohet. BE-ja po perpiqet qe dialogu te vazhdoje qe te arrihen rezultatet dhe - ajo qe eshte shume e rendesishme - qe marreveshjet te zbatohen dhe jo vetem te nenshkruhen. Nese keto rezultate do te mjaftojne qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE nuk mund ta them. Por duhet te shihet se cfare do te ndodhe brenda ketyre javeve qe kane mbetur.



Autor Bahri Cani



Redaktoi Esat Ahmeti