Një lajm i mirë është dhënë sot nga ALUZINI për ata qytetarë që nuk kanë legalizuar ende banesat e tyre, por që janë ndërtuar përpara vitit 1991. Kreu i këtij institucioni, Artan Lame tha se nga 17 shtatori ALUIZNI është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të regjistrojnë banesat e tyre që janë ndërtuar para vitit 1991.


Sipas Lames,  të ardhurat e  grumbulluara nga ky proces do të shkojnë për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.


Duke nisur nga e hëna 17 shtator, të gjithë ata që duan të regjistrojnë banesat e tyre të ndërtuara para vitit 1991 mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar, tha ai.


Lame kishte dhe një apel për të gjithë të interesuarit


“Të nisin të mbledhin e paraqesin pranë nesh çfarëdolloj dokumenti që ka lidhje me banesat e tyre. Nuk është detyrues por është ndihmues. Çdo lloj dokumenti që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruar të na e paraqesin. Dokumente të shitblerjes së vjetër, dokumente të komiteteve ekzekutive, çdo lloj dokumenti. Nga ky proces pritet që te legalizohen deri  60 mijë banesa, e mbylli fjalën kreu i ALUIZNI-t.


 


13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)