Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka akuzuar Partinë Demokratike se ka lejuar legalizime abuzive para se të humbiste pushtetin në vitin 2013 në zonën e Unazës së Re.


Ka pasur legalizime edhe në mënyrë abuzive në Unazën e Re dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Gjatë vitit 2013 janë bërë 49 legalizime. Këto legalizime janë bërë në një kohë kur aty ekzistonte projekti për zgjerimin e Unazës, u shpreh Lame gjatë mbledhjes në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend.


Ai akuzoi Partinë Demokratike se lejoi ndërtimet, edhe se gjatë qeverisjes së djathtë nuk u lajmëruan njerëzit se në atë zonë shtrihej Unaza.


Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro një muaji dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.


Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e Pallatit me shigjeta e deri te sheshi Shqiponja, në të dy anët e rrugës


4 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)