Transmetuar më 06.04.2015 - 18:14







Jo çdo sfidë mes forcave politike bëhet në parlament. Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi i ka shpallur sfidë të hapur Lorenc Vangjelit, këshilltar i kryetarit të Kuvendit.



Ka qenë një sfidë e pazakontë: ata janë përballur të shtunën në kërcim në një prej lokaleve të natës së kryeqytetit.



Pasi ka filluar muzika dhe ata janë gjendur krejt rastësisht në të njëjtin ambient, nuk kishte sesi mes tyre të mungonte rivaliteti mes tyre. Albana Vokshi ka qenë e para e cila a nisur të kërcejë duke sfiduar Lorenc Vangjelin, por edhe ky i fundit nuk ka përtuar.



Të dy janë përballur duke kërcyer nën ritmet e muzikës greke, deri tek tingujt tradicionale. Por ndryshe nga herët e tjera, Vokshi dhe Vangjeli nuk kanë pasur kryefjalë politikën në këtë rivalitet, edhe pse thellë-thellë kanë bindje të ndryshme politike./o.k/noa.al/


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/4)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas



PUBLICITET





lang: en_US