Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç ka dhënë një intervistë për francezen LEquipe, ku ka folur mbi të gjitha për largimin befasues të Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane, pasi fituan 3 Champions radhazi.


Kapiteni i Kroacisë pranoi se largimi i të dyve ka qenë një befasi e madhe, jo vetëm për të, por për të gjithë ambientin madrilen, për më tepër, pas triumfit në Champions.


Largimi i Zidane ishte një befasi e madhe për ne. I Ronaldos gjithashtu. Kur dëgjuam thashethemet për largimin e Cristianos, filluam të vëmë baste me njëri-tjetrin, që nuk do të largohet, pasi ishim të bindur që do të mbetej në Madrid. Megjithatë zgjedhjet e jetës së tij, ka të drejtë ti bëjë vetëm ai dhe askush tjetër, deklaroi kroati.


Luka Modriç ka qenë gjithmonë një lojtar i jashtëzakonshëm, nga më të mirët në llojin e tij, si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren kroate, por ndryshe nga portugezi, ka qenë larg vëmendjes mediatike.


Ka qenë një zgjidhje e imja, që të mbetem larg vëmendjes së medias, pasi kështu më pëlqen. Ronaldo është një tjetër nivel futbollisti dhe normal që do të jetë në qendër të vëmendjes, tha Luka Modriç.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)