Besa do te kete sot ne krye nje trajner tjeter, pas barazimit te se shtunes ndaj Kastriotit, ne stadiumin e Kavajes. Ne vend te Perparim Daiut, qe ka dhene doreheqjen, ne pankine do te ulet Vasil Bici, i njohur per perkushtimin e seriozitetin, qe ai ka treguar ne te gjitha skuadrat me te cilat ka punuar. Bici do t'i prezantohet skuadres sot pasdite, para seances stervitore. Perpara se te pranonte oferten, dje pasdite, tekniku lezhjan ka patur takim "koke me koke" me presidentin e Beses, Nexhat Bizhdili, pas te cilit ka dhene miratimin per te nisur punen me skuadren kavajase. Bici do te jete pasues i dy trajnereve te meparshem, qe ka patur Besa gjate periudhes pergatitore dhe 12 ndeshjeve te kampionatit te ketij sezoni ne vazhdim. I pari ishte Hasan Lika, i cili ne kater ndeshjet grumbulloi me skuadren 2 pike, nga 2 barazime e 2 humbje; pas tij, ne pankine u ul si trajner i pare Perparim Daiu, qe siguroi edhe 12 pike te tjera, nga 3 fitore (te tria ne transferte), 3 barazime e 2 humbje. Perpara se te vinte Daiu, duhet kujtuar se Bizhdili kerkoi te ulte ne pankine trajnerin kosovar Rafet Prekazi, qe madje dhe u emerua, por vonesa e tij per t'u paraqitur ne krye te skuadres beri qe ai te spostohej nga detyra, edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmerine, por me pas duket se eshte bere "pishman".
Doreheqja e Perparim Daiut
Mund te kene qene dy ndeshjet e fundit "shtepiake", te barazuara nga Besa, e cila deri tani nuk ka arritur asnje fitore ne stadiumin e Kavajes, ato qe e kane detyruar trajnerin e ri "puro kavajas", Perparim Daiu, qe ta vere ne pikepyetje qendrimin e tij ne krye te pankines, madje, ai ka dhene doreheqjen, me qellimin qe t'i hape rruge ecurise me te mire te skuadres "meme", ku ka nisur rrugen fillimisht si futbollist. Edhe pse nje teknik i ri dhe ende pa pervojen e duhur per nje detyre te tille delikate, ka ditur te drejtoje jo pa sukses skuadren kavajase ne tete ndeshjet e fundit te kampionatit te kaluar dhe ka meriten se e rreshtoi ne vendin e 5 te. Me kembenguljen e ambicien karakteristike, qe kishte treguar ne drejtimin e ekipit verdhezi, Daiu arriti te ngrinte "kuotat" e disiplinimit te skuadres. Doreheqjen Daiu e ka konsideruar nje akt civil, per t'i hapur rruge klimes se ndryshimeve pozitive qe duhet te behen sa me shpejt qe te jete e mundur. Ndaj, pasi e ka pranuar doreheqjen e tij, presidenti Bizhdili ka bere vleresimin me te mire per kontributin e Daiut per skuadren kavajase.
Ardhja e Vasil Bicit
Ndryshimi i ri ne pankinen e Beses lidhet me domosdoshmerine e "shkundjes" se futbollisteve verdhezinj, pas asaj "ngecjeje" te fiksuar ne rezultatet e tyre, vecanerisht ne ndeshjet e luajtura ne Kavaje, ku ne gjashte ndeshje jane arritur 4 barazime e 2 humbje. Nje situate, q- e ka bere Besen te mos rreshtohet ne vendet ku kishte shpallur pretendimet presidenti i saj, Nexhat Bizhdili, ne fillim te sezonit. Ardhja e Vasil Bicit mund te sherbeje si nje moment i rendesishem i rikthimit te skuadres ne vlerat e saj me te mira. Me pervojen e madhe, me njohjen qe ka per futbollin kavajas, Bici e ka tashme te qarte se e pret nje pune mjaft e veshtire. Qe kete jave jane dy ndeshje me "spec", ne mesjave per kupe dhe te shtunen per kampionat. Per kupen e Shqiperise kerkohet "transformimi" i shifrave, nga humbja 0 3 e ndeshjes se pare ne Kruje, ndersa per kampionatin ndeshja me shkodranet, ne transferte, eshte mjaft e forte, e veshtire dhe delikate per ecurine e metejshme te Beses. Gjithsesi, aftesite me te mira te saj, gjate ketyre 12 ndeshjeve, Besa i ka paraqitur ne transferte, ku ka marre 10 nga 14 piket qe ka aktualisht.
Mbeshtetje kryepankines se re
Cilido trainer qe ka drejtuar Besen, gjate periudhes se afro pese viteve te fundit, kur skuadra kavajase ka si president Nexhat Bizhdilin, ka ndjere mbeshtetjen e madhe te tij. "Edhe per Vasil Bicin, do te jete e njejta mbeshtetje nga ana ime dhe e tere pjesetareve te stafit", ka thene presidenti i verdhezinjeve ne prononcimin per gazeten tone. Ndersa, per hir te se vertetes, Bizhdili ka pohuar se kandidatura e Vasil Bicit, per te cilin ai leshoi vleresimet me te mira, ne dy tre vitet e fundit, sa here qe jane bere levizje trajneresh te Besa, ka qene nder me te lakuarat. "Ne rrethanat e krijuara, meqenese jo vetem une, tha Bizhdili duke perfunduar, por edhe tifozeria kavajase ushqen respekt per emrin e tij, jam i sigurt se kjo zgjedhje e re e kryepankines do te sherbeje per rritjen e metejshme te gjendjes se skuadres".
FATMIR EFICA