Larsen biografi e shkurtër


Larsen, emri i vërtetë i të cilit është Gabriele Panico, vijon eksplorimin e tij në botën e muzikës elektro. Kurdoherë në një hap me zhvillimet e mundshme të muzikës bas, Larsen merret me kulturën dancehall dhe club me një tingull minimal, megjithëse me një impakt të madh ritmik, duke shkuar edhe përtej kufijve të mjeshtërve britanikë të këtij zhanri dhe duke përqafuar herë pas here trashëgiminë e pamat të botës dhe muzikës bashkëkohore. Punët e tij të fundit (Almanzo, Maputo HiFi EP) janë plot me kontaminime të Lindjes së Mesme dhe panafrikane. Në skenë me makinat e tij, ai shtyn fort një mesazh origjinal: muzikë elektronike na bëj të barabartë. - U. Sbisà / Puglia Sounds, Nëntor 2012




Larssen_(ph_Fanti)

Larssen_Live_[ph_Iskravision]

Larssen_Live_[ph_Medimex]

Larssen_photo_SocaBeat


Producenti dhe Dj italian i muzikës bas, Gabriele Panico, është një muzikant i vlerësuar në nivel ndërkombëtar në zhanrin e tij, por dhe është një njohës i mirë i muzikës shqiptare. Ai ka realizuar edhe disa prodhime muzikore me tema polifonike apo të frymëzuara nga kabaja. Por duke qenë se kultura, përveçse formulim fjalori përfaqëson edhe një mision, përtej muzikës, Larsen flet edhe për problematika të ditës në Shqipëri dhe Itali në dimensionin e angazhimit shoqëror.


Çfarë nevojitet për të qenë një producent i mirënjohur i muzikës bas në nivel europian brenda një mjedisi me konkurrencë të ashpër, përveçse thjesht talentit, dhe në cilat zhanre dhe fuzione jeni më së shumti i përfshirë?


Nuk di nëse ka një recetë të saktë. Në muzikën elektronike, besoj se të shpërblen gjithmonë një shkallë e lartë kërkimi dhe pak kurajë për tu zhytur në zbrazëti. Ekzistojnë mënyra më të thjeshta dhe aty për aty komerciale për tu afirmuar, por druaj se zgjatin shumë pak. Unë jam përgjithmonë i dashuruar ndaj dimensioneve më eksperimentale të muzikës, sepse besoj se një tingull i ri, prodhon në radhën e tij, qenie njerëzore të reja. Të prodhoj dhe të luaj muzikë më jep mundësinë për tiu qasur njerëzve nga sfera që vlerësoj më shumë: dëgjimi. Është e rëndësishme, nga ana tjetër, që të kesh një vazhdimësi të madhe. Diçka e tillë të çon drejt bashkëpunimeve me rrjetet britanike, me legjenda si Lee Scratch Perry dhe MC Navigator, me platforma si Beatport, Puglia Sounds, Sziget, Radio Rai. Dhe pse nuk mungojnë sakrificat, vështirësitë dhe të përpjetat. Më shumë se një konkurrencë të pashpirt, shoh një mori të pafund kolegësh. Nëse do të duhet të vetëpërcaktohem, besoj se do zgjidhja thjesht fjalën elektronikë. Është dimensioni që më lejon për tu qasur dhe dialoguar me materiale të ndryshme muzikore, nga ato më tradicionale tek ato më eksperimentale.


Jeni dhe një Dj i njohur në nivel ndërkombëtar. Mund të na tregoni mbi këtë zej dhe a është vërtet si shumë mendojnë: një përzierje e pjesëve të duhura muzikore bashkë, apo ka më shumë se kaq?


Shumë stereotipa mbi këtë punë derivojnë nga universi i pamat i diskos komerciale. Është e rëndësishme të kuptohet se një Dj Set [materiali muzikor që luhet nga një Dj {di xhej} për një aktivitet të caktuar] mund të ndërmarrë drejtime të ndryshme, lartësi dhe thellësi. Qartazi, një vend kyç e zë Dj: ritmi dhe joshja muzikore nuk janë armiq mes tyre. Pikërisht kur këta takohen, Dj Set-i ka një valencë plotësisht muzikore dhe jo vetëm argëtuese. Një çantë me disqe dhe teknikat e miksimit bëjnë pjesën tjetër. [miksim: nga mix përzierje, mixing të përziesh; një proces që nënkupton shkrirjen e pjesëve të ndryshme muzikore sipas një harmonie të caktuar, të programuar apo të atypëratyshme].


Kam nisur ti rrotulloj disqet që shumë i ri, praktikisht kur fillova të blej disqe, çka ishte dhe puna ime e vërtetë në mesin e viteve 80. Kam ndjekur rrugë të ndryshme, nga ato më roots, si reggae, funk dhe jazz deri tek ato më alternative si free, impro dhe noise. Menjëherë u dashurova me elektronikën. Skenat historike të Londrës, Çikagos, Detroitit, Bristolit. Pastaj muzika dub, hip hop. Sa më shumë xhiroj disqet rrugëve të botës, aq më shumë bindem se është një nga gjërat më të vyera që mund të ndodhin: është një dëgjim i ndarë me publikun dhe për ta bërë më koheziv dhe të përshtatur me pistën e vallëzimit, punohet me ritmin, atmosferat zanore, mbi fuqinë dhe fluksin. Kanali i parë që hapet është dëgjimi, stimuli për të vallëzuar vjen si rrjedhojë. Gjithçka ndodh pa një prani skenike akrobatike apo prej gaztori, siç mund të jetë rasti i disa bandave live. Në një Dj Set shpërbëhet prania fizike e performuesit live dhe të gjithë gjenden në të njëjtin rrafsh, qoftë ai që mikson, qoftë ai që vallëzon, janë duke dëgjuar. Dikush të më gjejë një dimension më egalitar të përmbushjes kulturore.


 


Keni qenë në Shqipëri 7 apo 8 herë dhe gjithashtu bëtë disa regjistrime këtu. A mund të na tregoni më shumë mbi këtë përvojë, mënyrën si u ndiet, si e shpenzuat kohën, si iu duk publiku i këtushëm dhe nëse ka ndonjë projekt të ri në horizont?


Ia detyroj zbulimin e një Shqipërie të re, Stefania Casini-t, regjisores së Made in Albania, për të cilën kam shkruar kolonën zanore origjinale. Kam punuar shumë mbi skemat e muzikës shqiptare, duke zbuluar oqeane tingulli që ende sot më ndikojnë shumë: kabaja, polifonia e më tej. Jam shumë i lidhur edhe pas peizazhit zanor të Sheshit Skënderbej në të cilin kam kryer një seri të gjatë regjistrimesh në ambient të hapur që ka gjithmonë një akustikë të ndryshme, të hapur, oksigjenuese. Atmosfera e veçantë që frymëmarr çdo herë që zbarkoj këtu është ajo e një ndryshimi konstant, hapa të vegjël përpara, një energji e bukur, asnjëherë shumë e dhunshme. Krahasuar me bregun tjetër të Adriatikut, them se ka një ajër më të… freskët. Nuk ka të bëjë me malet. Ka të bëjë me faktin se kur një vend arrin të ndalojë menjëherë kundër keqbërjes, cilado qoftë ajo, nga afro-amerikanë apo europianë të zbardhur qofshin, për ti thënë jo demontimit të armëve kimike siriane duke hequr dorë edhe nga shuma të mëdha parash, e vetmja gjë që më vjen të them është: Unë jam Larsen, bëj muzikë dhe kërkime mbi tingullin prej një jete dhe e konsideroj privilegj të luaj për ju!.


Do të binit dakord se skena muzikore në Shqipëri është e kufizuar, jo thjesht krahasuar me vendet e BE-së por dhe me fqinjët e Ballkanit, dhe çdo të duhej për ta bërë të gjallonte?


Shqipëria ka vuajtur një izolim tepër të rreptë kulturor dikur, si dhe një orvatje përdaljeje kapitaliste deri shumë pak kohë më parë. Por bëhet fjalë për një vend që ka një kulturë shumë të rrënjosur dhe që muzikalisht ka tradita të një intensiteti dhe vlere artistike të tillë sa është e detyrueshme të rindërtohet një sistem arsimor muzikor i denjë për historinë tuaj. Mjaft të mendoni për koret tuaja polifonike, për shembu