Belgjika, Franca, Gjermania, Polonia dhe Britania “nuk e njohin sovranitetin e Izraelit mbi territoret e pushtuara që nga qershori 1967, duke përfshirë lartësitë e Golanit”. Ambasadorët e pesë vendeve evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e shprehën këtë në një deklaratë të përbashkët. Qëndrimi vjen pas nënshkrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi dekretin që njeh sovranitetin e Izraelit mbi zonën e diskutueshme.


“Pozicioni ynë mbi gjendjen e lartësive të Golanit është i njohur dhe nuk ka ndryshuar,” shpjeguan ata, duke theksuar se “aneksimi i një territori me forcë është i ndaluar nga e drejta ndërkombëtare. Çdo deklaratë e një ndryshimi të njëanshëm të kufijve shkon kundër Kartën e Kombeve të Bashkuara”.


Të pesë vendet pastaj ngritën “shqetësimet e tyre të forta për pasojat më të gjera të njohjes së një aneksimi të paligjshëm, duke përfshirë edhe në nivel rajonal”.


Rusia, Irani dhe një numër i vendeve arabe, përfshirë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, kanë kritikuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.


Këto vende thonë se një vendim i tillë shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon stabilitetin rajonal.


Nisur nga pikëpamja e një zgjidhje politike në Lindjen e Mesme dhe atmosferës politike në Siri padyshim se vendimet e tilla kanë pasoja, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 25 mars, nënshkroi njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.


Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha se askush nuk mund të imagjinojë që një person në Amerikë i jep territorin e një kombi një vendi tjetër okupues.


Sipas presidentit iranian një veprim i tillë është i pashembullt në këtë shekull.


Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.