Uashington -Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dhe bashkëshortja e presidentit George W. Bush, Laura kanë mbrojtur bilancin e presidentit amerikan në largim dhe hodhën poshtë kritikat që e cilësonin atë si më të keqin e historisë amerikane. "Është qesharake'', theksoi Rice e pyetur lidhur me këtë çështje gjatë një interviste në stacionin televiziv CBS duke hedhur poshtë, ashtu si edhe Laura Bush, kritikat e shtypit.
"Gjeneratat e ardhshme do ta falenderojnë këtë president për atë çfarë ai ka bërë. Administrata do ta gjykojë drejt punën e tij dhe do të presë gjykimin e historisë dhe jo titujt e gazetave'', theksoi Rice.
E pyetur nga televizioni ''Fox News'' lidhur me kritikat e bëra për presidencën e bashkëshortit të saj, Laura Bush u përgjigj se ''mendoj që kjo nuk është vetëm një''. ''Mendoj se historia do ta gjykojë dhe ne do ta duam më vonë'', shtoi Bush. Laura Bush dhe Rice kanë ndarë të njëjtin mendim, në mënyrë të veçantë për përmbysjen e regjimit taleban në Afganistan dhe Sadam Huseinit në Irak.
''Historianët që kritikojnë presidentin Bush nuk janë historianë të mirë'', theksoi Rice.''Historianët e mirë shkruajnë akoma libra për presidentin e parë amerikan George Washington. Këto historianë shkruajnë akoma libra për Harry Trumanin", përfundon intervistën Rice.