Menaxheri i Ezequiel Lavezzit ka siguruar tifozët e Napolit se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Së fundmi, Lavezzi është përmendur si objektiv i Manchester Cityt dhe Zenit St Petersburgut por Alejandro Mazzoni ka theksuar se klienti i tij nuk do ta tradhëtojë Napolin.

“Tifozët e Napolit mund të jenë të qetë, Ezequiel mendon vetëm për Napolin dhe nuk planifikon të largohet nga klubi” deklaroi Mazzoni për Calciomercato.it.