Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dënuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të shpallur dje, kundër 38 personave, që luftojnë dhe i mbështesin separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.


Në asnjë mënyrë kjo nuk ndihmon në përmirësimin e atmosferës, tha Lavrov mbrëmë në Moskë, dhe ka shtuar se sanksionet janë imponuar pa arsye të dukshme.


Mund të shpreh keqardhje e asgjë tjetër për këtë mani rusofobike të kolegëve tanë amerikanë, tha Lavrov, duke vlerësuar se kjo shkon përtej të gjithë kufijve.


Administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur sanksione të reja.


Dje, po ashtu, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është takuar me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e tyre të parë ballë për ballë.


Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet janë të parapara për të mbajtur presion kundër Rusisë për të punuar kah një zgjidhje diplomatike në Ukrainë./REL/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter