Ku je Prokuror. Është goditur organizata më e madhe kriminale në Shqipëri dhe policia thotë nuk ka prokuror me ta në Lazarat!!!!. Janë kryer një mal me vepra kriminale nga Organizata më e madhe kriminale në Shqipëri dhe policia thotë që nuk ka prokurorrë në vendngjarje.
Kështu ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erion Braçe, pak minuta pas shqetësimit të shprehur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi për angazhimin e vetëm një prokurori në Lazarat.
Braçe thotë se nëse prokuroria nuk mbledh provat, operacioni i goditjes së organizatës kriminale, do të shkojë dëm.