Thomas Strakosha festoi sot ditëlindjen e tij të 23-të, por në të njëjtën kohë, mbrëmjen e djeshme zbriti në fushë për herë të 50 në Serinë A.


Gëzimit të portierit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare iu bashkuan shumë njerëz të futbollit, por edhe opinionit sportiv, të cilët uruan Thomasin në këtë ditë të veçantë të tij.


Po kaq i veçantë ishte edhe urimi i web-it informative të klubit të Lazios, lalaziosiamonoi.it, që kishte zgjedhur të zëvendësonte fjalën albanese ta zëvendësonte me atë shqipe, shqiptar, në titullin e lajmit.


Më poshtë fotoja e lajmit të lalaziosiamonoi.it: