Lazio rikthehet menjëherë te fitorja në Serie A me një goleadë ndaj Parmës. Kryeqytetasit me Strakoshën në portë dhe pa Ciro Immobilen në sulm e patën shumë të thjeshtë sfidën ndaj Parmës të cilën e fituan me rezultatin e thellë 4-1. 4-herë shënoi Lazio që në pjesën e parë me Maurisic, Luis Alberton që realizoi dy gola dhe Luliç.


Në fraksionin e dytë Parma realizoi golin e nderit me Sprocatin në minutën e 77-të. Me këtë fitore Lazio u ngjit në kuotën e 45 pikëve duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League pasi ka edhe një ndeshje të prapambetur atë ndaj Udineses. Gaboi në shtëpi ndërkohë Atalanta që barazoi 1-1 ndaj Chievos duke humbur kështu një mundësi të shkëlqyer për të afruar me vendin e 4-t.


Titullar Berat Gjimshiti që bëri një paraqitje pozitive ndërsa qëndroi në stol Etrit Berisha i cili e ka humbur vendin e titullarit që tashmë i përket Gollinit. Në stol edhe Frederic Veseli në fitoren 2-1 të Empolit ndaj Frosinones. Ndryshe nga Giuseppe Iachini, trajneri i ri i rikthyeri Andreazzoli mesa duket nuk e preferon mbrojtësin shqiptar.


Gazeta Shqip