Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës që “Europa Nostra” i dërgoi sot “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Kreu i Shtetit thotë se ndanë të njëjtin qëndrim me “Europa Nostra”, ndërsa shkruan se theksojnë me të drejtë: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.


presidenti-meta


Reagimi i plotë i Presidentit:


Përshëndes qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën drejtuar “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.


Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.


Letra e plotë që Europa Nostra i dergoi Aleances per Mbrojtjen e Teatrit:


Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri,


Sot, kur bota muslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare Bajramin si fundi i Ramazanit ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim musliman.


Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar saktësisht një javë më parë.


Prandaj ju lutemi tu transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.


Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.


Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative më të qëndrueshme zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit : tërmeti dhe pandemia koronavirus.


Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.


Me respekt dhe përzemërsi,


Hermann Parzinger, Presidenti Ekzekutiv

(gjithashtu edhe në emër të gjithë Bordit të Europa Nostra)


&


Sneka Quaedvlieg-Mihailovi, Secretary General

(gjithashtu në emër të gjithë Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra)