Gazetarët britanikë patën rastin që ti pyesnin muzicientët e njohur lidhur me ardhmërinë e grupit.
Anëtarët e Led Zeppelin nuk deshën të zbulonin nëse do të mbajnë ndonjë koncert, njësoj siç nuk deshën të tregonin se sa para u janë ofruar për organizmin e një turneu. Madje, përkundër insistimit të gazetarëve, Plant u përgjigj se çfarëdo që do të thosha tani do të tingëllonte e paedukuar.
Nga ana tjetër, Paul Jones i bëri të pranishmit të qeshnin kur, derisa u pyet se përse grupit iu deshën pesë vite për incizimin e incizimit të koncertit në DVD, tha: Nëse shikohet sipas mënyrës se si Led Zeppelin e llogaritë kohën, pesë vjet janë vetëm pesë minuta.