Bendi i mirënjohur, “Led Zeppelin”, nuk është duke planifikuar që të mblidhet sërish, thanë anëtarët e tij në një konferencë për shtyp në New York, me rastin e premierës së filmit të tyre koncertal "Celebration Day". Anëtarët e grupit nuk u ndien mirë kur u pyetën në lidhje me "pritjen e diçkaje të madhe në lidhje me bendin".

“Ne kemi menduar për gjëra të ndryshme dhe më pastaj nuk kemi mundur të mbajmë në mend se çfarë kemi menduar,” tha i padisponuari Plant, ku pastaj gazetarin e “Associated Press” e quajti "papak".

Sa më shumë pyetje bëheshin në lidhje me të ardhmen e bendit, anëtarët i janë përgjigjur gjithnjë me heshtje. Kitaristi Jimmy Page tha se koncerti ishte mbajtur pesë vjet më parë dhe po të ekzistonte ndonjë mundësi për ribashkim, do të dëgjohej për këtë.

Në premierën e fundit të "Celebration Day", Page ishte më i drejtpërdrejtë, duke thënë se "njerëzit zhgënjehen kur dëgjojnë një përgjigje negative", por shtoi se "gjërat tani për tani janë kështu."

Vlen të theksohet se "Celebration Day" është xhirim i koncertit të "Led Zeppelin" nga viti 2007 në “Arena 2” të Londrës.