Grupi që ka kënduar një nga këngët më të famshme në botë, "Straitway to Heaven", po akuzohet se ka vjedhur vijën melodike të saj.

Në seancën e radhës anëtari i grupit Led Zeppelin, Robert Plant, ka thënë lidhur me mosmarrëveshjen për të drejtën e autorit në këngën "Stairway to Heaven", që ka një kujtim të zbehtë lidhur me kohën kur kjo këngë është shkruar.

Ai ka thënë që nuk i kujtohet ndonjë lidhje me grupin Spirit, anëtarët e të cilit e kanë akuzuar Led Zeppelin që kanë vjedhur akordet të këngës Stairway to Heaven në vitin 1970 sepse ai dhe gruaja e tij kishin bërë një aksident me veturë dhe për këtë arsye nuk mban mend saktësisht se ku dhe kur i kishte takuar anëtarët e grupit Spirit.

Avokati i grupit, Robert Anderson, ka insistuar se Led Zeppelin e kishin krijuar vetë këngën "Stairway to Heaven", pa i marrë askujt vijën melodike.