Keshilli i Qarkut te Elbasanit miraton pese zona informale ne kete rajon, dosjet e te cilave pritet te dergohen per legalizim ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Qarkut te Elbasanit, keshilltaret kane aprovuar 4 zona informale ne Bashkine e Elbasanit, ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 420 ha me 2990 ndertime pa leje dhe nje zone ne komunen Bradashesh, me nje siperfaqe prej 103 ha me 400 ndertime.
Drejtori i ALUIZNI-it ne qarkun e Elbasanit, Ditor Musai, duke bere te ditur kete fakt per ATSH-ne, tha se "eshte duke u pergatitur dokumentacioni dhe per 3 zona informale ne Bashkine e Elbasanit, zona te cilat do t’i japin fund ketij procesi ne kete bashki". Sipas Musait, eshte dhe nje zone ne Labinot-Fushe me 105 ha dhe me 265 ndertime informale, qe pritet te kaloje per miratim ne Keshillin e Qarkut deri ne fund te vitit. “Viti 2008 do te jete viti i bumit te legalizimeve ne Qarkun e Elbasanit dhe ALUIZNI do te perballet me nje pune voluminoze”, tha drejtori Musai. Ai nenvizoi se “gjithe kjo pune i dedikohet zbatimit serioz dhe real te programit te qeverise aktuale”.