Legjenda e Rozafës është e përcjellur brez pas brezi deri në ditët tona.Bëhët fjalë për Shkodrën,atë hise më të bukur të Atdheut tonë.Kalaja e Rozafës i jep Shkodrës atë krenarinë që e ka fisnikruar në shekuj në mbrojtje të qytetit të lashtë sa vet njerzimi,në luftë kundër agresorve që nuk reshtën për t'a pushtuar.Sa herë janë larë me gjak ato mure të Kalasë dhe populli e ka përjetuar me këngë se,\na u mbush Shkodra me gjak insani.\Më e bukur vjen në eposin e popullit tonë, kjo legjendë e shkruar me mjeshtri të rrallë nga prozatori i gjuhës tonë të bukur shqipe, Mitrush Kuteli.Se ishin tre vllezër që po ndërtonin Kalanë e Rozafës,por ditën punonin dhe natën puna e tyre shëmbëj nga një lubi,nga një far bajlozi i zi prej detit. Edhe Sheshi Skënderbeu është një krenari për Tiranën, i jep Tiranës një bukuri madhështore, është e shkruar aty historia e vonë e shëmbjës së diktaturës komuniste. Aty u shëmb shtatorja e diktatorit Enver Hoxha që e bëri Koço Kokëdhimën të merrte kujën nga zemërimi e të futej me gjithë rroba në atë shatërvanin përpara Pallatit të Kulturës.Të tjerë kriminelë të diktaturës të strukeshin në vrimat për ti shpëtuar hakmarrjës së popullit. Dhe ka një paralelizëm të largët në histori, por të afërt në qasje, ndërmjet Kalasë së Rozafës dhe Sheshit Skënderbeu. Kam lexuar dikund (i kërkoj falje lexuesit për shprehjen), -se edhe haleja vlen një gjë, por budallai nuk vlen për asgjë. -Po e morën në qafë budallenjtë, njerzit e paaftë, perversë dhe me vese, që po e keqqeverisin Shqipërinë tonë të vuajtur shumë. Po a mundet të zgjidhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës Erion Velia, që ditën e parë të punës në administratën shtetërore e ka filluar si Ministër i Edvin Ramës? Dita e Diel në Tiranë e quajtur si "dita pa makina" nga Erion Veliaj, ishte një ditë që ka shkaktuar panik dhe tollovi në rrugët e Tiranës. Sa sharje dhe mallkime për Erion Velinë, kur makinat kryqëzoheshin me njëra tjerën,këmbësorët të kërcënuar nga aksidentetet në rrugë, shoferët që nuk dinin se nga të orientoheshin.Dhe çfar kuptimi kishin shiritat e kuq që kishin bllokuar rrugët? Përveçse një i lojtur nga fiqiri mundet të mendohej që të torturonte njerzit me një marrëzi të tillë duke shkaktuar trafik të panevojshëm. Edvin Rama sapo erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës për 11 vite të mallkuara, e deformoi Tiranën, e betonizoi Tiranën, e tjetërsoi Tiranën. Plot 1800 leje ndërtimi të dhëna pa plan urbanistik, duke vjedhur 20%të vlerës së pallateve, i ka shkaktuar Tiranës, atë plagë të pashëruar, atë gangrenë betoni që nuk shqitet,që nuk hiqet,si tumori në një trup të sëmurë.Dhe pas të gjitha kësaj shëmtire, i sëmuri psiqik del në breg dhe zgërdhihet me mjerimin e një qyteti,me smogun që të zë frymën, dielli që u është mohuar njerëzve nga pallatet që sikur bien mbi njëra tjetrën. Por mbasi mbaruan punë me Tiranën e deformuar për qëllime hajdutërie me kartelat e ndërtimit, një urrejtje ishte akumuluar për ta deformuar "Sheshin Skënderbej". Dhe qëllimi ishte të mos mbetej asgjë nga ai shesh ku studentët dhe populli i Tiranës e tërhoqi zvarrë shtatoren e Enver Hoxhës, ku mbaheshin mitingjet e Partisë Demokratike, ku ushtonte zëri i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Të mos mbetet gjë nga ai shesh ku për herë të parë ushtuan thirrjet Liri-Demokraci dhe poshtë komunizmi. Dhe si në Legjendën e Kalasë së Rozafës, Sheshi Skënderbeu u sulmua nga Edi Rama njëherë me "planin belg, e pastaj me atë francez". U hapën gropa dhe u bë gërmadhë vendi. Asgje nuk po ndërtohej dhe pluhuri ngrihej si vullkan mbi qytetin e mbuluar me re. Bashkinë e Tiranës e fitoi Partia Demokratike. Dhe shumë shpejt gropat e zeza u transformuan në lulishte dhe jeta filloi rrjedhën e saj. Sheshi Skënderbej duhej të zgjatej tutje nga Stacioni i Trenit për ta bërë më të bukur Tiranën, por "lubia", si në Legjendën e Kalasë së Rozafës e shembte natën çfarë ndërtohej ditën dhe "lubia" ishte Edvin Rama. Nuk u lejua që të zgjatej Bulevardi i Tiranës. Dhe tani benjamini i tij Erion Veliaj e ka vendosur që të tjetërsojë Sheshin Skëndërbej që të mos njihet se ku janë tërhequr zvarrë nga një popull i zemëruar idhujt e diktaturës komuniste, se ku ka ushtuar zëri i Azem Hajdarit në thirrjet për liri-demokraci. Të mos njihet vendi ku demokratët kanë nisur betejat e tyre për demokraci dhe Shqipërinë si Europa. Edi Rama dhe këlyshi i tij i bindur Erion Veliaj kanë edhe "një hall tjetër", hallin për të vjedhur. A e ka luksin vallë ky popull i varfër deri në dhimbje, që të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar më parë nga djersa e popullit,të shkatërrohet Sheshi Skënderbej dhe të vidhen e shpërdorohen miliona e miliona Euro për kapriçiot e hajdutëve të "Rilindjes" dhe të "G99". A e ka vallë luksin populli shqiptar që e dëshiron bukën thatë, të shkatërrojë kujtesën historike, monumentet e kulturës, djersën e derdhur, taksat e paguara për kapriçiot e këtyre budallenjve dhe hajdutëve profesionistë që na qeverisin? Po shkatërrohet Stadiumi; por a do të ketë vallë kapacitete më të mëdha vendesh Stadiumi i Ri që do ndërtohet? Hiq fare. Do të përfitojnë kartelet e ndërtimit dhe do të bëhen pronarë oligarkët e "Rilindjes" dhe të "G99". Shqipëria e varfër po lëngon në trishtimin e saj, në papunësinë dhe pasigurinë për jetën. Shqipëria po zbrazet nga rinia që po merr rrugët e mërgimit në dëshpërim. Shpresa ka humbur dhe Shqipëria jonë po keqqeveriset nga një bandë budallenjsh dhe hajdutësh profesionistë. Po duket se zëri i urrejtjes kundër kësaj klike po ngrihet deri në kupën e qiellit, po e dëgjon Amerika dhe bota demokratike. Shqipëria jonë nuk mundet të mbetet siç shkruan Vaso Pasha,"si një nënë që s'pat djem kurrë". Djemtë e saj do të ngrihen dhe po ngrihen që të shkulin nga rrënjët të keqën e madhe që e ka kapluar Atdheun, të shkulin bolshevizmën nga Shqipëria. Me tumorin kanceroz në trupin e saj të molisur, Shqipëria kurrë nuk mund të bëhet. Edvini, Velua i Bashkisë dhe korporata e madhe e hajdutëve të "Rilindjës",së shpejti do të përgjigjen për gjëmën e madhe që i shkaktuan Shqipërisë, duke e katandisur në vendin më të varfër dhe më të mjerë të Europës.Dhe nuk ka gjë më të vështirë se gjyqi që të bën historia. Do t'i mbulojë me turpin e përjetshëm deri në kufijt e trathëtisë kombëtare.