Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se duke filluar nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me fqinjët.


Me një lidhje direkete në facebook, Rama bëri të ditur se po ashtu më 1 qershor do të hapen edhe plazhet, por theksoi se kjo do të jetë vetëm për hotelet, ndërsa për të gjithë qytetarët plazhet do të hapen më 10 qershor.


edi rama


Më 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë dje ën Dhërmi që i kishte ngritur nga plazhi policia  e shtetit. Sharjet dhe akuzat më janë bërë shëndet dhe nuk ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Pse ne kur bëjmë të njëjtën gjë hodhën përpjetë ata që nuk bëjnë as gëk as mëk. këtë javë mbyllim sistemin e administrimit ët plazheve dhe parimin e “ranës së xanun” do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Ne do t’i hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë pa përjashtim. Këtë javë do ngrihet një autoritet licensues për plazhet. Asnjë kontratë e mëparshëm nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet lincensues. Ne duam që shqiptarët që duan“, tha Rama