Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, administrimi dhe funksionimi i Hipotekës do t’i nënshtrohen ndryshimeve.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të veteëfinancohet nga të ardhurat e saj, ndërkohë që drejtimi do të bëhet nga një bord i veçantë me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësise dhe asaj të Financave. Të gjithë të dhënat e administruara nga kjo zyrë do të dixhitalizohen në mënyrë që të gjithë të interesuarit teë verifikojnë online të dhënat mbi pasurinë që u intereson. Procedurat online pritet që të ulin ndjeshëm gabimet që vijnë si efekt i dyndjes së kërkesave për informacion pranë ZRPP. Në rastet kur qytetarit i shkaktohet njeë dem nga informacioni i gabuar apo rrjedhja e tij, ligji i ri parashikon një fond për dëmshpërblim. Të gjithë ata qytetarë që do të regjistrojnë për herë të parë pasurinë e paluajtshme pranë Hipotekës, do të pajisen me një kod, që do t’u shërbejë për të pasur akses në faqen zyrtare për të verifikuar të dhenat që mund t’u duhen atyre në çdo kohë.

Ligji i ri shmang kontaktin e administratës me qytetarin duke parashikuar dërgimin e çertifikatës së regjistrimit me postë. Procedurat që zgjasin nga 20-25 ditë në pesë hapa do të reduktohen në 2-5 ditë dhe vetëm me një ndalim tek noteri. Edhe nëse një qytetar do të shesë pronën e tij s’ka pse të paraqitet në hipotekë se me procedurat merret noteri.

Projektligji i ri i miratuar nga Këshilli i Minsitrave dhe që pritet të diskutohet në komisionet parlamentare ka rikonceputuar tërësisht shërbimin ndaj qytetarit me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe uljen e burokracive.