Kreu i emëruar i PD së Durrësit, Oerd Bylykbashi ka mashtruar publikisht në një debat televiziv ndërsa është shprehur se leja e ndërtimit të një pallati në Durrës ku përfshihet edhe një mur rrethues që është bërë pjesë e tij është dhënë nga  ish kryebashkiaku Miri Hoti. Bylykbashi e bëri dekleratën e tij pak ditë më parë , ndërsa ishte në një debat me kryebashkiakun aktual të Durrësit, Vangjush Dako. Debati në fakt ishte rreth asaj që po ndodh në investimin për ndërtimin e Velieres, ku kreu actual i bashkisë po shpjegonte  themelin e murit që lidh atë actual i ndërperë te pallati dhe nga ana tjetër që bashkohet me Torrën.


Bylykbashi ka akuzuar ashpër  edhe për pallatin duke thënë se leja është dhënë nga socialistët dhe konkretisht nga kryebashkiaku Miri Hoti. Gazeta Bulevard ka në dispozicion faksimilen e  dokumnetit që tregon në fakt se kush e ka dhënë lejen e ndërtimit të pallatit, pra kush ishte në drejtimin e bashkisë.


Leja e ndërtimit që i është dhënë subjektit ndërtues Besat Konstruksion, është firmosur nga ish kryebashkiaku Arqile Goreai subjektit PD. Leja e ndërtimit sic duket edhe nga faksimilja mban numër e vendimit 5, të mbledhjes së KRRT me datë 20 .05.2000. Leja e ndërtimit është dhënë për shtetasen Matilda Dovana, ku parashikohen  edhe katët e ndërtimit që do të jenë 14 si edhe një kupolë, pra me pamjen që ka sot.

Por mesa duket Oerd Bylykbashi do ketë qenë duke kërkuar punë te PS në atë kohë dhe nuk e ka ditur faktin që kryetar bashkie ka qenë në vitin 2000 Arqile Gorea. Ndoshta e ka harruar ngaqë ka marrë pjesë si përkthyes në dy palë zgjedhje të vjedhura si përkthyes i përfaqësuesve të OSBES-ë, zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001. Megjithse nuk e ka për herë të parë, po këtë radhë Oerd Bylykbashi doli mashtrues.


Gazeta Bulevard