Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë. Të ndaluarit janë Viktor Kalemi, Gëzim Muka, Adriatik Allushi dhe Pali Bushgjokaj.


Ata akuzohen se  duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.


Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg për veprën penale Shpërdorimi i detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


23 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)