Ermir Lenjani NanteErmir Lenjani ka mbetur i lënduar nga ndeshja mes Nantës dhe ekipit Blank Mesnil të shtunën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dëmtoi hundën gjatë përballjes së vlefshme për 1/16-at e Kupës së Francës.

"Hunda m'u bë si e Roki Balboas, por më në fund fituam 2-0 dhe u kualifikuam", shkroi 26-vjeçari në profilin e vet në "Facebook".

Hunda e LenjanitMegjithatë, ky problem nuk e pengoi futbollistin nga Gjilani t'i luante të 90 minutat, ndërsa Lorik Cana nuk qe grumbulluar për këtë ndeshje.