PARIS - Greqia do të përjashtohet nga zona euro, por gjithashtu dhe nga Bashkimi Evropian nëse ajo nuk pranon planin e vendosur nga vendet evropiane më 27 tetor për zgjidhjen e borxhit, paralajmëroi sot ministri francez i Çështjeve Evropiane, Jean Leonetti.

"Mospranimi i planit është dalje nga euro, mospranimi i planit për grekët është dalje nga Evropa'', theksoi Jean Leonetti për radion ''Europe 1'' duke shtuar se nuk uron një fund të tillë.

(d.b/AFP/BalkanWeb)