Gjergji Muzaka është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. "Nyja gordiane" e së ardhmes së lojtarit u zgjidh përfundimisht në zyrën e presidentit të Partizanit, Albert Xhani te "Kullat Binjake" në kryeqytet.
Pas rënies paraprakisht dakord midis mesfushorit dhe kryedonatorit të Tiranës, Refik Halili, ky i fundit së bashku edhe me avokatin e lojtarit e vetë Muzakën, ishte i pranishëm në mbylljen me sukses të bisedimeve dhe sigurimin e lejes së kalimit.
Shuma e transferimit të Muzakës nga Partizani te Tirana nuk u bë e ditur, pavarësisht se burime nga stafi i ngushtë i presidentit Xhani pohuan se bosi i kuq mbeti i kënaqur me shifrën.
Për Partizanin bëhet fjalë për transfertën e dytë të lojtarëve të tij te Tirana, pas mbrojtësit Tefik Osmani. 15-herë kampionët e Shqipërisë janë klubi i vetëm që kanë nxjerrë të ardhura në merkaton e brendshme, parë edhe rastin edhe të transferimit të Arbër Abiliaj te Besa.
Së fundi, ish-kapiteni Ardit Beqiri, sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, është lojtar i lirë nga të kuqtë, dhe mbrojtësi mund të luajë qysh javën që vjen me fanellën e Elbasanit.