"Nje nga garancite e suksesit te programit tone qeverises, eshte perfshirja. Si asnje here tjeter, si asnje force politike, ne kemi ndertuar nje program, jo elektoral por qeverises permes nje procesi perfshires". Kjo eshte fjala e mbajtur diten e djeshme, nga kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, gjate nje takimi me bordin e qytetareve ne Elbasan. "Permes nje procesi, qe per me shume se dy vjet perfshiu jo vetem shtrirjen gjeografike, po edhe kategorite shoqerore, grupet e interesit dhe ekspertizen vendase e ate nderkombetare", shpjegoi Leskaj mbi hartimin e programit. Sipas saj, kjo qasje iu ka dhene nje pamje integrale, jo vetem te problemeve qe ka shoqeria, por edhe te zgjidhjeve te mundshme. "Padyshim, qe kjo eshte nje perspektive garantuese e nje programi qe, jo vetem konstaton, po garanton zgjidhje te qendrueshme", u tha te pranishmeve, deputetja e partise me te madhe ne opozite, Valentina Leskaj.


Berisha: Per rreth 104 mije punonjes buxhetore, nga 27 300 mije leke ne muaj qe ishte me 2005, kalon ne 45 900 leke tani