TIRANE - Valentina Leskaj, Kryetare e Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është zgjedhur sot në Byronë e Grupit Socialist në Parlamentin e Këshillit të Evropës.
Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u mbajtën zgjedhjet për Presidentin e Asamblesë Parlamentare dhe byrotë e Grupeve Parlamentare.
Grupi Parlamentar Socialist përbëhet nga 159 parlamentarë nga 48 vende anëtare të Këshillit të Evropës, organizmi më i madh politik në Europë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)