Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një letre nga burgu u është drejtuar pjesëmarrësve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.


Kurti përmes kësaj letre të cilën e lexoi asamblisti më i votuar në Kosovë, Arben Vitia, thotë se ai e falë Aida Dërgutin.


Aidën e fal edhe po të mos më kishte kërkuar fjale, ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua, ka thënë Kurti në letrën e tij.


Ai ka theksuar se komunikimi prapa shpinës është i papranueshëm.


Ajo nuk është fajtore, ajo është mashtruar. Vetëvendosje ka nevojë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie. VV ka nevojë për aktivistë por asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm, ka shkruar Kurti.


Kurti ka theksuar se duhet të kemi demokraci pa hakmarrje.


Leximi i letrës së Kurtit është përcjellë me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.