Nga Papa Benedikti XVI, Stiv Xhobs e deri tek Barak Obama


stiv xhobs

Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. Jo gjithkush e zotëron atë, kështu deklaronte Napoleon Bonaparti. Në fakt bota është e mbushur plot më dorëheqje të bujshme. Megjithatë në këtë speciale nuk do të flitet për dorëheqjet e famshme, por për letrat e dorëheqjeve. Këto letra janë të bujshme jo vetëm sepse janë shkruar nga personalitete të mëdha, por kanë pasur edhe vlera të mëdha. Në këtë listë janë edhe letrat e dorëheqjeve të Barak Obamës dhe të Hillari Klinton, por edhe dorëheqja e famshme dhe emocionuese e Stiv Xhobs prej sëmundjes.


Papa Benedikti XVI

Të dashur vëllezër,

Ju kam mbledhur në këtë Asamble, jo vetëm për tre kanonizimet, por gjithashtu për të ju komunikuar një vendim mjaft të rëndësishëm për jetën e Kishës. Pasi kam vlerësuar vazhdimisht ndërgjegjen time përpara Zotit, kam arritur në përfundimin se fuqitë e mia, për shkak të moshës së madhe, nuk janë më të përshtatshme për të ushtruar detyrën time sipas Doktrinës Petrine (Autoriteti i që vjen nga Peter, pasardhës i Jezusit). Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se kjo doktrinë, për shkak të natyrës së saj spiritual, duhet të përçohet jo vetëm me fjalë dhe vepra, dhe jo më pak me lutje dhe vuajtje.

Megjithatë, në botën e sotme, subjekt i shumë ndryshimeve të shpejta dhe e tronditur nga pyetje të rëndësishme për jetën fetare, me qëllim udhëheqjen e anijes së Shën Pjetrit dhe shpalljen e Ungjillizmit, të dyja fuqi të mendjes dhe të trupit janë të nevojshme, fuqi të cilat në muajt e fundit, janë përkeqësuar në atë gradë që unë duhet të njoh dhe pranoj paaftësinë time për të përmbushur në mënyrë të përshtatshme shërbesat që më janë besuar.

Për këtë arsye, dhe shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij akti, me liri të plotë unë deklaroj se heq dorë nga Kryepeshkata e Romës, që më është besuar nga Kardinalët më 19 Prill 2005, në një mënyrë të tillë që nga 28 Shkurt 2013, në orën 20:00, Autoriteti i Romës, i Shën Pjetrit, do të jetë i lirë dhe duhet të mblidhet një konklavë, nga autoritetet që kanë këtë kompetencë, për përzgjedhjen e e një Pape të Ri.

Të dashur vëllezër, ju falenderoj sinqerisht për të gjithë dashurinë dhe punën përmes së cilës më keni mbështetur në këtë shërbesë dhe kërkoj falje për të gjitha të metat e mia. Dhe tani, le ti besojmë Kishës së Shenjtë për kujdesin e Pastorit Suprem, Zotit tonë Jezu Krisht, dhe ti lutemi Shën Marisë, kështu ajo mund të asistojë Vëllezërit Kardinalë me përkujdesjen amësore, duke zgjedhur një Papë të Ri.

Duke ju referuar vetes, dëshiroj që në mënyrë të devotshme të vazhdoj ti shërbej Kishës së Zotit përmes një jete të dedikuar lutjes.


 


Hilari Klinton

I nderuar Zoti President:

Unë dorëhiqem si Senatorja e 67 të e Shtetit, efektive pas caktimit të pasardhësit tim.

Ka qenë një nder për mua të shërbej në administratën tuaj dhe të përfaqësoj vendin tonë në të gjithë botën. Jam krenare për atë që kemi arritur sëbashku në emër të qytetarëve amerikanë dhe në ndjekje të interesave dhe vlerave tona. Sot besoj më shumë se asnjëherë në fuqinë dhe forcën e lidershipit botëror të Amerikës dhe në kapacitetin tonë për të qenë një forcë që shërben në të mirë të botës.

Ka qenë një privilegj udhëheqja e një grupi të dedikuar dhe të aftë të Zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Shërbimit Civil në Departamentin e Shtetit dhe USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar). I jam shuëm mirënjohëse ëpr shërbimin dhe sakrificën e tyre në emër të vendit që ata duan.

Në aspektin personal, ka qenë një kënaqësi të punoj me ju dhe grupin tuaj të punës. Ju faleminderit Zoti President, për miqësiën tuaj dhe për mundësinë që të shërbeja në Kabinetin tuaj.

Me mirënjohje dhe urime të përzemërta,

Sinqerisht e juaja

Hilari Rodham Klinton


 


7 Xhes Xhekson, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

Zoti Spiker,

Në 1995, kur u zgjodha për herë të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, erdha në Uashington me një qëllim të vetëm ti shërbeja Distriktit të Dytë të Iliniosit. Gjatë asaj kohe, për shtatëmbëdhjetë vjet, kam qenë pjesë e një udhëtimi me njerëz të Distriktit të Dytë të Ilinoisit, dhe me mbështetjen e tyre të pakushtëzuar, kemi punuar sëbashku për të transformuar atë që dikur ishte pjesa e pazhvilluar dhe pothuajse e harruar e Pjesës Jugore të Çikagos.

Gjatë këtij udhëtimi ne kemi arritur shumë. Ne kemi ndërtuar stacione të reja treni, kulla uji dhe dhoma, emergjence. Ne kemi ofruar shtëpi të përballueshme, qendra komunitare dhe klinika shëndetësore për ata që kishin më shumë nevojë.

Për ta përmbledhur, rreth një bilion dollar është shpenzuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimit të komunitetit, dhe janë krijuar mijëra vende të reja pune. Ne e nisëm këtë rrugëtim duke premtuar ujë të pastër për njerëzit dhe ndërtimin e një aeroporti që do ët punësonte 300 mijë njerëz. Sot banorët kanë ujë të pastër dhe kanë paraqitur në tryezën e guvernatorit 400 milion propozime për një aeroport që nuk do tu kushtojë asgjë taksapaguesve, dhe që prêt vetë, angazhimin e tij, guvernatorit, për ta ndërtuar atë. Dhe ndërkohë që rrugëtimi ynë për të fuqizuar komunitetet dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë do ët vazhdojë, e di që sëbashku e kemi bërë Distriktin e Dytë të Ilinoisit një vend më të mirë.

Për shtatëmbëdhjetë vjet, i kam kushtuar 100 % të kohës, energjisë dhe jetës sime shërbimit publik. Megjithatë, gjatë muajve të fundit, ndërkohë që shëndeti im është përkeqësuar, aftësia ime për ti shërbyer qytetarëve të distriktit tim ka rënë. Kundër rekomandimeve të doktorëve të mi, unë kam shpresuar dhe jam përpjekur ti rikthehem detyrës sime dhe të punoj në çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzit e Distriktit të Dytë. Por tashmë e di që kjo nuk është më e mundur.

Qytetarët e Distriktit të Dytë meritojnë një legjislator me kohë të plotë në Uashington, diçka që unë nuk mund ta bëj në të ardhmen e afërt. Problemet e mia shëndetësore dhe regjimi im i trajtimit, nuk përputhen me shërbimin që duhet në Dhomën e Përfaqësuesve. Prandaj, me keqardhje të madhe unë dorëhiqem si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i ndërgjegjshëm sot, me qëllim që të fokusohem në përmirësimin e shëndetit tim.


Gjatë kësaj kohe unë kam bërë gabimet e mia. Jam në dijeni për hetimet federale që po kryhen ndaj meje lidhur me aktivitetet e mia, dhe po bëj të pamundurën që të adresoj situatën me përgjegjshmëri, të bashkëpunoj me hetuesit dhe të pranoj përgjegjësinë për gabimet e mia, të cilat janë gabimet e mia dhe vetëm të miat. Askush nga ne nuk është imun ndaj gabimeve dhe unë lutem që të mbahem mend për atë që bëra siç duhet. Ka qenë një nder i madh ti shërbeja qytetarëve të Ilinoisit dhe i falenderoj ata për durimin, fjalët, mbështetjen dhe lutjet e tyre, gjatë asaj që ka ndodhur dhe që do të vazhdojë të jetë një periudhë e lodhshme për mua dhe familjen time.

Gjithashtu falenderoj kolegët e mi dhe stafin që më kanë mbështetur mua dhe qytetarët e distriktit tim, gjatë muajve të kaluar. Jam krenar që kam punuar gjithsecilin prej tyre gjatë këtyre viteve. Jam i bindur dhe e di se puna dhe arritjet tona do të kenë një ndikim afatgjatë pozitiv në komunitetin dhe kombin tonë.

Me optimizëm dhe shpresë, pres ditën që trajtimit tim do ti vijë fundi dhe shëndeti im do të përmirësohet. Sinqerisht do të më mungojë të shërbyerit si Anëtar i Kongresit dhe nuk do të jem asnjëherë në gjendje ët shpreh mirënjohjen tim njer