Nga kryeqyteti levizja politike e ish-kryeministrit pritet te marre forme ne cdo qytet te vendit. Zyra e shtypit e Levizjes Nano per Fitoren e Socialisteve beri te ditur dje se interesi i qytetareve per t'u bere pjese e struktures se re eshte mjaft i madh. "Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve u ben thirrje te gjithe anetareve te PS dhe te gjithe popullit te majte, popullit opozitar qe t'i bashkohen kesaj levizjeje duke regjistruar emrat e tyre prane zyrave perkatese te koordinimit qe po ngrihen me shpejtesi ne cdo qytet e fshat", - thuhet ne deklarate. Ngritja e strukturave duket se nuk do te jete nje proces i veshtire per Levizjen Nano, per shkak te njohjes se funksionit te Partise Socialiste. Ne te gjitha organizatat e PS-se ka mjaft mbeshtetes se ish-kryetarit, te cilet kane shprehur hapur simpatine per liderin e se majtes. Nderkohe qe drejtimi i Partise Socialiste nga Edi Rama ka krijuar jo pak pakenaqesi edhe ne baze. Ish-drejtuesit e strukturave te PS-se qe jane larguar nga postet per zgjedhjeve dhe riformatimit te strukturave nga Rama, pritet te jene dhe te paret qe do t'i bashkengjiten levizjes se ish-kryeministrit.