Në 34-vjetorin e vrasjes së veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se vrasja e tyre nga sigurimi i fshehtë jugosllav, tregon për frikën që kishte ai regjim nga organizimi i lëvizjes kombëtare në Kosovë dhe diasporë.

Veseli nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shkruar se Lëvizja u godit rëndë por nuk u thye kurrë.

"Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë ideologët dhe veprimtarët e shquar të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vrasja e tyre nga sigurimi i fshehtë jugosllav, tregon për frikën që kishte ai regjim nga organizimi i lëvizjes sonë kombëtare në Kosovë dhe diasporë. Lëvizja u godit rëndë por nuk u thye kurrë. Nderim të përjetshëm vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës", ka shkruar Veseli.