Policia e Lezhës vijon me kontrollet në akset rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë, teksa janë konstatuar dy mjete që ecnin në sensin e kundërt në autostradë duke u bërë burim aksidentesh.



Sipas policisë, një mjet tip Kamion me drejtues M.V., në autostradën me drejtim lëvizje Tiranë Lezhë, po lëvizte në sens të kundërt. Gjithashtu, një mjet tip furgon me drejtues Z.M., i papajisur me leje drejtimi, po lëvizte me drejtim Lezhë Tiranë, në sens të kundërt.


Ndaj drejtuesit M.V. u vendos masa administrative pezullim i lejes së drejtimit, ndërsa Z.M. u arrestua pasi nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi.


Konstatohet dhe ndëshkohet administrativisht për nenin 139 pika 5 të Kodit Rrugor, shtetasi B.B. i cili duke drejtuar mjetin tip Opel në autostradën Fushë Milot Thumanë po bënte gara shpejtësie.


Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për Drejtim mjeti pa leje drejtimi, të konstatuar në Fushë Milot, në Shënkoll dhe Lezhë.

Gjaët javës është menaxhuar pa ndërprerje fluksi i mjeteve gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout më data 12-13 Qershor e cila kaloi pa asnjë incident, korrombol apo aksident automobilistik.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)