Largimet:

Dritan Gina largohet nga drejtimi i prokurorisë Elbasan

Pali Decolli largohet nga drejtimi i prokurorisë Fier

Artur Ismaiukaj largohet nga drejtimi i prokurorisë Kukës

Agron Gjana largohet nga drejtimi i prokurorisë Durres


Marrin drejtimin:

Ardian Nezha caktohet për drejtimin e prokurorisë Elbasan

Fatmir Lushi caktohet për drejtimin e prokurorisë Fier

Alketa Nushi caktohet për drejtimin e prokurorisë Kukës

Donika Prela caktohet për drejtimin e prokurorisë Durrës


Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur të tjera largime të drejtuesve të Prokurorisë, duke i kthyer ata në detyrat e mëparshme.



Emri më i lakuar është ai i Dritan Ginës, bashkëshortit të Rovena Gashit, i cili ishte komanduar si drejtues prokurorie në Elbasan.


Në deklaratën zyrtare të prokurorisë së Përgjithshme bëhet e ditur se këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion.


Marku largoi nga drejtimi i prokurorisë së Durresit Aagron Gjanën që e komandoi përkohësisht në prokurorinë e Pukës. Ai zëvendësohet nga Donika Prela, një nga ish vartëset e tij në këtë prokurori. Në rrokadë emrash janë përfshirë edhe prokuroritë e Fierit, Kukësit dhe Elbasanit, ku shefat e vjetër janë kthyer në detyrat e mëparshme të prokurorëve të thjeshtë, ndërsa të rinjtë marrin detyrën si të caktuar, një risi kjo e paketës së reformës në drejtësi që tregon kompetencat e Prokurores së Përgjithshme derisa të ngrihet organi qeverisës i akuzes. Në krye të prokurorisë së Elbasanit u vendos Ardian Nezha , i cili për shumë kohë ka qënë i larguar nga Krimet e Rënda në Pukë.


Njeriu që ai zëvendësoi, ish kryeprokurori i Elbasanit Dritan Gina i cili kthehet në Tiranë, aty ku ka patur më herët emërimin e kundërshtoi këtë vendim.


Në fakt kundërshtime ka patur për vendimet e Markut edhe bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, e cila më herët nga drejtore e marrëdhënieve juridiksionale zbriti në prokurore sektori të dekrimiminalizimit.


Por zonja Gashi ka zgjedhur që të rebelohet kundër Markut në gjykaten administrative me argumentin së urdhri i shefes së re nuk bazohet në asnjë dispozitë. Jam shkarkuar, thote Gashi në padi, me argumentin e ndryshimit të strukturës, por struktura ende nuk ka ndryshuar, ndërkohë që vendimi i prokurores së Përgjithshme për largim nga detyra e drejtores është i paarsyetuar.


Ndërkohë nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ende një përgjigjje për këto reagime, megjithëse kabineti Marku i ka paraprirë çdo zëri në krye të herës, ku njofton se ndryshimet u bënë për riorganizim, mirëfunksionim, rritje performance dhe besueshmëriëe tek publiku.


9 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)