Një i ri nga Kuçova është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur.


Xhuljano Kapllanaj 21 vjeç, banues në Kuçovë, u arrestua mbrëmjen e djeshme.


I riu në lagjen Tafil Skëndo, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe ka hedhur në tokë një pistoletë të markës Beretta, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Gjithashtu në çantën marsup iu gjet dhe një fishek i kalibrit 9 mm.


Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.


17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)