Mbledhja e qeverisë në Lezhë dhe konferenca për shtyp pas saj është pasuar nga një aktivitet tek memoriali i Skënderbeut, kushtuar nismës së qeverisë për ta shpallur 2018-n, viti e heroit kombëtar.


Në fjalën e mbajtur aty, kryeministri Rama tha se gjendja e memorialit lë për të dëshiruar dhe premtoi se gjërat do të ndryshojnë me projektin e rehabilitimit.


Dua të nënvizoj se në kuadër të vitit të Skënderbeut, se në çelje të këtij qëndrimi dyditor në Qarkun e Lezhës, është vendosur një program i plotë restaurimi i memorialit të heroit tonë kombëtar. Gjendja e sotme e memorialit lë për të dëshiruar, por kjo zonë është jashtëzakonisht më mirë se disa vite më parë. Këtu memoriali kishte nevojë për ndërhyrjen, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze, u shpreh Rama.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)