LEZHË - Një oficer policie është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Burime nga uniformat blu, kanë bërë të ditur se, Nënkomisari Mark Tuci është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
 
I arrestuari është vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
 
Sipas burimeve, Tuci është inspektori i krimit Ekonomik në Policinë e Lezhës dhe arrestimi i tij është bërë pas një denoncimi të mbërritur në strukturat e SHKB-së.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)