Ndërhyrja e parë në ndihmë të banorëve të përmbytur në Lezhë është bërë nga Bordi i Kullimit.
Fadromat po punojnë për shmangien e bollokimit të rrjedhes dhe për të mbrojtur argjinaturën e lumit Gjadër.
Specialisti i emergjencave civile në prefekturen e Lezhës thotë se disa banorë janë evakuuar pasi ishin rrethuar nga ujit.
Aktualisht ne qarkun e Lezhes vijojne te jene nen uje mbi 2 800 hektare toke, ndersa me e paralizuara eshte bujqesia ne fushat e Zadrimes, Torovices, Zejmenit, Kolshit, Bregut te Matit e Fushe Gjormit. Qindra banesa ndodhen te rrethuara nga uji, ndersa hidrovoret kane punuar me kapacitet te plote.
Lezhë, banesat dhe tokat bujqësore mbulohen nga uji. Banorët të frikësuar
Situata në qarkun e Lezhës paraqitet e rënduar nga përmbytjet . Pas shirave te dendur te ketyre diteve banorët po jetojne ne mes te ujit.
Aktualisht raportohen të përmbytura mbi 3300 hektarë. Problematikë ka në Barbullonjë ku një pjesë e madhe e banesave janë të rrethuara totalisht nga uji. Ndërkohë që edne nuk është marrë asnjë masë për të ndihmuar banorët.
Po ashtu edhe në zonën e Kakarriqit dhe Barbullonjës ka prani të ujit. Ne Zadrime uji po terhiqet dhe niveli i Gjadrit eshte ulur, por banoret kane friken e rikthimit te reshjeve.