Lezha, edhe pse një nga rajonet me një rendiment mjaft të lartë në bujqesi, ku prodhimi jo vetëm plotëson, por edhe tejkalon kërkesat, përballet e mbushjen e tregut me prodhime të importuara, si nga jashtë ashtu edhe nga rrethe të tjera të vendit.


Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë fermerë marrin produkte të importuara ose të qyteteve të tjera dhe i shesin si prodhim të tyre.


Lleshi: Ka prodhime bujqësore dhe blegtorale që nuk janë të Lezhës, por të pjesëve të tjera të Shqipërisë dhe madje edhe nga importi.


Lleshi thotë se shqetësues mbetet dhe përdorimi i pesticideve dhe hormoneve në perime dhe fruta ndaj e kjo dëmton jo vetëm shëndetin e konsumatorit por dhe token.


Lleshi: Fermat që prodhojnë për treg janë më të monitoruara pasi mundësia e kontrollit është më e madhe.


Fermat e vogla është pak më e vështirë. Ata mendojnë se duke shtuar plehrat mbi dozë mendojnë se fitojnë. Por, ai nuk e kupton se ka dëmtuar tokën për vitet e tjera.


Bujqësia vijon të mbetet një nga fushat kryesore të zhvillimit ekonomik në Lezhë, pavarësisht faktit se gjatë viteve të fundit shumë sipërfaqe toke lihen pa punuar.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter