Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qarkun e Lezhës. Gruaja ka goditur me sëpatë bashkëshortin e saj duke e plagosur rëndë.


I plagosuri është 37-vjeçari Arben Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, raporton Ora news. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.


Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortes së 37-vjeçarit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.