LEZHË-Gjashtë shtetas janë konfliktuar sot në qëndër të qytetit të Lezhës.
Sipas zyrës së shtypit pranë policisë së Lezhës, ngjarja e ndodhur në lagjen "Beslidhja" të qytetit të Lezhës, në afërsi të lokalit "Piceri Meridian", ka qënë për motive të dobëta.
Taulant Uka, 23 vjeç, Mirjan Uka, 25 vjeç, Sokol Ndoci, 24 vjeç dhe K.N. 17 vjeç, banues në Kodërmarlekaj të Lezhës janë konfliktuar me mjete të forta me shtetasit, K.F. 17 vjeç, nxënës shkolle, banues në Ishull Shëngjin dhe Gentian Boga, 19vjeç, banues në Balldre.
"Konflikti nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës, por jashtë saj", thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës, duke saktësuar se dëmtime kanë marrë vetëm dy shtetas, të cilët, pasi kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Lezhë, janë shoqëruar së bashku me të tjerët në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për të dhënë sqarime në lidhje me ngarjen.

(d.b/BalkanWeb)