Menjehere pas alarmit te dhene nga banoret e Torovices per rrezikun qe i kanoset atyre nga demtimi i argjinatures qe pengon ujrat e permbytjes se  zones se Shkodres te vershojne ne Torovice e me pas ne Lezhe, ne kete zone kane shkuar mjetet e renda per te bere riparimet.
Repartet xheniere po bejne perforcimin e argjinatures duke e mbushur ate edhe ne pjeset e ulta per te mos lejuar ujin te kalojne kete bariere. Ndryshe nga nje dite me pare, niveli i ujit ne kete zone nuk ka pesuar me rritje. Banoret e zones se Torovices qendrojne prej ditesh ne ruajtje te kesaj argjinature e cila sherben edhe si rruge lidhese te banoreve te Velipojes me pjesen tjeter te vendit.